Telegrafi

Kvaratskhelia me një moment magjie turpëroi Alexander-Arnoldin duke e dribluar me një top mes këmbëve

Khvicha Kvaratskhelia krijoi një moment magjie gjatë ndeshjes së Napolit kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, duke dribluar Trent Alexander-Arnold dhe më pas bëri një pasim mahnitës në fushë.

Ylli gjeorgjian ka qenë sensacioni i këtij sezoni, pasi ka shënuar tetë gola dhe ka regjistruar 10 asistime në 16 ndeshje me Napolin.

Ai tashmë po krahasohet me të ndjerin, legjendën Diego Maradona, i cili krijoi një karrierë legjendare te Napoli.

Reprezentuesi gjeorgjian vazhdoi të shkëlqejë në paraqitjen e tij të fundit për klubin, pasi dha një paraqitje të shkëlqyer në humbjen 2-0 të skuadrës së tij ndaj Liverpoolit të martën mbrëma.

Kvaratskhelia mahniti fansat pasi shkatërroi Alexander-Arnold me një driblim mes këmbëve, përpara se të dërgonte një pasim të bukur tek bashkëlojtari i tij Matteo Politano.

Ky moment magjie e “KavaraDona”-s po vlerësohet lartë në tifozët, të cilët disa ditës po e lartësojnë talentin e yllit të Napolit. /Telegrafi/