Telegrafi

Kvaratskhelia flet për Real Madridin dhe për të ardhmen

Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia ka folur edhe një herë për të ardhmen e tij dhe preferencat rreth klubit mbretëror, Real Madrid.

Sulmuesi anësor i Napolit ka shkëlqyer sezonin e kaluar, duke befasuar gjithë spektrin futbollistik me nivelin e treguar.

Emri i tij ka qenë i lidhur me disa nga klubet më të mëdha, ndërsa babai i tij së fundmi ka zbuluar ekipin e tij të ëndrrave, i cili është Real Madridi.

Për Real Madridin ka folur edhe vet Kvaratskhelia, i cili ka treguar se ishte klubi i preferuar në fëmijëri, teksa shtoi se pëlqen edhe klube tjera.

Lexo po ashtu “Ai ende ëndërron të luajë për Real Madridin”, babai i Kvaratskhelia zbulon dëshirën e yllit të Napolit

“Real Madridi ishte ekipi im i preferuar në fëmijërinë time”, ka thënë fillimisht Kvaratskhelia për Geo Team.

“Tani jam 100% i fokusuar te Napoli. Unë po bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin”.

“Më pëlqejnë shumë klube, por as që po mendoj për të ardhmen time – pasi gjithçka për të cilën mendoj është Napoli dhe ndihem shumë i lumtur këtu”, përfundoi gjeorgjiani. /Telegrafi/