Mërgim Mavraj njihet si një ndër futbollistët më familjarë në kombëtaren shqiptare.
Futbollisti shqiptar ka marr pjesë në një emision gjerman për përgatitjen e ushqimit.
Mbrojtësi ka pohuar se di të gatuajë fasule, por edhe ushqimin tradicional shqiptar – fli, transmeton Telegrafi.
“Përveç pasulit di edhe fli me përgatit”, ka shkruar ndër të tjerash lojtari, i cili shihet në një fotografi të ketë veshur një përparëse të kuzhinës me logon e skuadrës ku luan Hamburg.
Ndryshe, lojtari është edhe një person i devotshëm i religjioni islam ndërsa së fundi nuk ka mundur të luan për kuqezinjtë kundër italianëve shkaku i një lëndimi të marrë kohë më parë në Bundesliga. /Telegrafi/