Është një shprehje që thotë se kuzhina është “zemra e shtëpisë”, dhe kjo është shumë e vërtetë
Edhe nëse nuk jeni një kuzhinier/e jeni të detyruar të kaloni një kohë të mirë në këtë pjesë të shtëpisë, pasi duhet të ushqehemi ose duhet të ushqejmë të tjerët në shtëpi. Për këtë arsye mënyra se si mobilohet apo ngjyrat që kemi në mobilet e kuzhinës dhe në muret e saj, kanë shumë rëndësi për syrin tonë.
Bazuar në atë që dimë për psikologjinë e ngjyrave – e kuqja lidhet me pasionin dhe emocionet, e verdha dhe portokallia besohet se ju bëjnë të ndiheni të uritur, e bardha nënkupton pastërti, etj. – përzgjedhja e ngjyrave të kuzhinës suaj do të ndikojë plotësisht në ndjesinë që do të keni për këtë hapësirë.
Pavarësisht nëse estetika juaj ideale kërkon diçka të ngrohtë dhe komode, të hijshme dhe elegante, apo diçka të guximshme dhe të pazakontë, ne ju radhisim më poshtë tetë ngjyrat më të mira për kuzhinën tuaj.
Nëse nuk përzgjidhni njërën prej tyre, të paktën do të inspiroheni për ngjyra të përafërta. Megjithatë të jeni të sigurt se këto ngjyra do t’i shkojnë shumë kuzhinës suaj.
Ngjyra jeshile mente
Ashtu si ushqimi që presim të gatuani në kuzhinë, kjo ngjyrë është e ëmbël dhe e këndshe. Mund të kombinoni muret ose dollapët me kete ngjyre me një dysheme me kuadrate bardh e zi.
Ngjyra e mjegullt
Nëse nuk ju pëlqejnë trended bashkëkohore të kuzhinës, provoni një nuancë më të ngrohtë dhe jo një gri me nuancë të theksuar. Kjo ngjyrë është shumë më tërheqëse dhe do të duket shumë bukur nëse e keni të shtruar me parket.
Ngjyrë kremi
Kjo është një ngjyrë komode dhe klasike dhe kur stilohet me aksesorët e duhur njëngjyrësh, bëhet një ngjyrë e lezetshme.
E gjelbër e errët
Kjo ngjyrë është versioni më “seksi” i jeshiles së zakonshme. E gjelbra e errët ose ngjyra e pyllit është një nga nuancat që zakonisht zgjidhet në kuzhinat e shtepive në fermë apo të stilit fshatar, mirëpo nëse shtoni disa elementë të veçantë, si psh karriget ngjyrë kadifeje, mund të bëhet një hapësirë mjaft moderne.
Rozë e lehtë
Ky ton i butë do të lehtësojë gjendjen shpirtërore kur jeni duke përgatitur ushqime në kuzhinë. Dhe nëse ju pëlqen kjo ngjyrë do të keni plot pajisje dhe aksesorë që mund t’i blini pasi shiten shumë në këtë ngjyrë.
E verdha
Nëse ju pëlqen ngjyra rozë por dëshironi diçka që t’ju bëjë të ndiheni më të ngopur, kjo mund të jetë ngjyra më e mirë. Mund të bëni muret në ngjyrën e diellit ose të jeni më delikatë duke shtuar ngjyra të tjera dhe ta kombinoni psh me një hapësirë më neutrale.
E kuqe si vera
Ky është një version i të kuqes klasike. Një ngjyrë elegante, luksoze dhe do të dukej një ngjyrë mjaft e bukur në një kuzhinë të stilit francez Country, citon Living.
Bardh e zi
Një kombinim bardh e zi është super elegant, por ngjan edhe më bukur në një ambient kuzhine: ngjyrat e kundërta janë energjike dhe frymëzuese. Plus, ky kombinim ngjyrash nuk do të dalë kurrë nga moda. /Telegrafi/