Site icon Telegrafi

Kuvendi zgjedh gjashtë anëtarët e Bordit të AKP-së

Kuvendit i Kosovës me 46 vota për, 18 kundër kanë votuar për emërimin e gjashtë anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha–Shala ka kërkuar nga deputetët që të votojnë anëtarët e bordit të AKP-së për shkak të vonesës në plotësimit të kësaj agjencie.

“Propozimi për plotësim për anëtarët e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka ardhur në Kuvend në fillim të këtij viti kalendarik, duke e ditur që nga dhjetori ky bord është pa anëtarë, ne nuk kemi arritur t’i emërojmë për pesë muaj. Është në të mirë që sot të votojmë për mandatin e anëtarëve të bordit të Agjencisë”, tha deputetja Berisha–Shala.

Bordi ka mandat katërvjeçar me mundësi të rizgjedhjes. /Telegrafi/

Exit mobile version