Me 60 vota për dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur bordin e ri të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Nazmi Mikullovci është votuar si kryesues i AKP-së, ndërsa anëtar i bordit janë Suzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.
Partia Demokratike e Kosovës e ka kundërshtuar propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ngriti pikëpyetje për kandidatët e propozuar për bord të AKP.
Muaj më parë, Kuvendi shkarkoi bordin e kaluar nga udhëheqja e AKP-së. /Telegrafi/