Telegrafi

Kuvend, Komisioni hetimor për rastin e deportimit të turqve hyn në rend dite

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 5 abstenime miratoi si pikë të rendit të ditës formimin e Komisionit hetimor lidhur me rastin e gjashtë shtetasve turq të deportuar në Turqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kishin kushtëzuar votimin e ligjeve tjera me formimin e këtij Komisioni.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në fillim të seancës tha se institucionet po shpijnë nga një krizë në tjetrën.

Ai tha se në vend që deputetët të merren me çështjet që brengosin qytetarët, po duhet të merren me skandalet e njëpasnjëshme të kësaj qeverie. /Telegrafi/

Foto: Arkiv