Qeveria nuk do t’i dërgojë shkresë Kuvendit lidhur me raportin e revizionit për Radio- televizionit të Maqedonisë, i cili si informacion u gjet në seancën e qeverisë të hënën.
“Ne vetëm u njoftuam nga Enti për revizion në seancën e fundit. Pasi RTVM është organ i themeluar nga Kuvendi, ne nuk kemi të drejtë të marrim çfarëdo konkluzioni apo mendim, të cilin do ta dërgonim në Kuvend”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Qëndrimi i këtillë i Qeverisë do të thotë se Kuvendi duhet të vendos nëse dhe si do të veprojë lidhur me raportin, i cili mes tjerash zbuloi se servisi publik ka marrë kredi me hipotekë dhe e ka shpenzuar pa kurrfarë qëllimi, pa pëlqimin e institucionit ligjvënës. Për këtë rast, njohuri ka edhe kryetari i Kuvendit si dhe sekretari i përgjithshëm. Hapat e ardhshëm do të jenë më të qarta në fund të kësaj jave dhe fillimin e javës tjetër, pasi që të dy gjenden në udhëtim.
Deri në fund të këtij muaji apo fillimi i muajt të ardhshëm, procedurë do të fillojë edhe anti-korrupsioni, zbulon kryetarja e këtij Komisioni për Alsat.
“Ne kemi raportin e revizionit, por deri më tani nuk ka qenë në rend të ditës për shkak të numrit të madh të rasteve. Ajo që unë mund të them si afat kohor është se ne do të hapim procedurë para fillimit të pushimeve vjetore”, pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
Për më shumë se një muaj, raporti i revizionit për RTVM-në po hetohet gjithashtu edhe nga policia financiare. Pritet që së shpejti të arrijë deri në prokurori publike. Nga atje, nuk iu përgjigjën pyetjeve nëse denoncimi eventualisht ka arritur dhe nëse është hapur procedurë./Alsat/