Telegrafi

Kuvendi themelon komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore

Foto: Ilustrim

Me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Pjesë e këtij komisioni do të jenë deputetë e partive politike, ndërsa drejtimi do të ketë Partia Demokratike e Kosovës (PDK)Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) do të jetë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri kryetar i Komisionit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni do të jenë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, raporton kallxo.com.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri.Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

Deklarata për formimin e këtij komisioni është nënshkruar nga partitë politike më 13 prill të këtij viti.

Ndërsa janë bërë një dekadë prej kur në Kosovë është iniciuar reforma zgjedhore. Kjo reformë do të përmirësonte procesin zgjedhorë, duke certifikimi i kandidatëve, listën e votuesve, votimin e diasporës, afatet kohore, financimin e partive politike.