Site icon Telegrafi

Kuvendi: “do të veprojmë sipas vendimit të Kushtetueses”

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski nuk thotë nëse dhe kur do ta thërret Kuvendin, pasi që sot Gjykata Kushtetuese vendosi ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e dy vendimeve lidhur me shpërbërjen e Kuvendit, ndërsa solli edhe masë për parandalim të gjithë aktiviteteve që ndërlidhen me këto vendime, respektivisht me zgjedhjet e 5 qershorit, bën të ditur Plusinfo, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Nuk kemi pranuar asnjë vendim apo çfarëdo tjetër nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa kur do ta pranojmë, kryetari i Kuvendit do të veprojë sipas atij vendimi – thonë nga kabineti i Veljanoskit.

Prej atje nuk ka përgjigje nëse Veljanoski do ta thërret Kuvendin ose do ta pret vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, që sipas paralajmërimeve do të sillet pas një jave. Pritjet janë se Gjykata kushtetuese do ti anulojë vendimet për shpërbërjen e Kuvendit, pas çfarë situata pritet të kthehet në gjendjen para se të sillen ato.

Në pajtim me masën e përkohshme, edhe Komisioni shtetëror zgjedhor duhet ti ndërpret të gjithë aktivitetet që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të 5 qershorit. Nga KShZ thonë se gjatë ditës së sotme komisioni do të takohet dhe do të sjell vendim për hapat e mëtejmë, dhe për këtë do ta njoftojnë opinionin./Telegrafi/

Exit mobile version