Telegrafi

Kuvendi do të vendos nëse përbërja e re e antikorrupsionit do të jetë nga ekspertët apo nga partitë

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska beson se ne nuk duhet të nxitohet me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Komisionit për antikorrupsion deri sa po prezantohen kriteret e reja dhe të votohet ligji i ri. Megjithatë, ajo shtoi se vendimi përfundimtar nëse do të vazhdohet me përzgjedhjen e kandidatëve sipas ligjit të vjetër nuk është në kompetenca e saj, por në kompetencat e Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rekomandimet që i marrim nga Komisioni Evropian janë se ne kemi nevojë për një Komision i cili do të jetë i zgjedhur sipas kritereve më të larta, dhe këto rekomandime ka i kemi pranuar kanë të bëjnë pikërisht me procesin e përzgjedhjes. Qëllimi im kryesor në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë është që të sjellë standardet më të larta evropiane që na i sugjerojnë nga Bashkimi Evropian dhe Komisioni i Venecias”, tha Deskoska.

Në Ministrinë e Drejtësisë janë përgatitur amendamente për vërejtjet e ekspertëve evropianë dhe i kanë dërguar deri tek Komisioni Evropian.

“Kemi përgatitur amendamente të Ligjit, ndërsa i gjithë teksti është kthyer në Komisionin Evropian, ne në kthim presim përgjigje. Ata premtuan se do ta kthejnë sa më parë që të jetë e mundur për të qenë të jemi gjendje që ta kalojmë në procedurat në kuadër të Kuvendit, për të miratuar ligjin, për t’i dhënë fund këtij muaji sipas planit tonë. Gjithçka varet nga ajo se ku marrim mendime nga ndryshimet që na kanë dërguar”, tha Ministrja e Drejtësisë./Telegrafi/