Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.
Në rend të ditës është adresimi i presidentes Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës.
Seanca do të fillojë në ora 11:00.
Po ashtu, Kuvendi njofton se të premten pasdite do të mbahet edhe vazhdimi i seancës plenare, seanca do të fillojë në ora 18:00
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020. /Telegrafi/