Telegrafi

Kuvendi, sot nuk ka debat për ‘impeachment’-in e Ivanovit

Ka përfunduar edhe dita e tretë e debatit për ‘impeachment’in e presidentit Gjorge Ivanov. Vazhdimi, siç tha kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, është caktuar për të hënën.

Deputetët e shumicës qeveritare sërish vlerësuan se nisma e opozitës është e pabazë, ndërsa LSDM dhe BDI kanë mbetur në qëndrimin sipas të cilëve, kryetari duhet të mbajë përgjegjësi për faljen dhe duhet të dorëhiqet.

Debati rreth propozimit për ngritje të procedurës për vërtetim të përgjegjësisë së presidentit Ivanov do të vazhdojë të hënën. /Telegrafi/