Telegrafi

Kuvendi sot duhet të votojë për vendimin e Komisionit për “Impeachement” të Ivanov

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 103-të në të cilën në rend të ditës duhet të gjendet Vendimi për formimin e Komisionit për vlerësimin e bazës së Propozimit për përcaktim të përgjegjësisë së presidentit Gjrogje Ivanov lidhur me vendimin për falje, transmeton telegrafi Maqedoni.

Në rast të votimit të vendimit nga ana e Kuvendit, Komisioni në afat prej shtatë ditësh duhet të përgatis raport për bazën e propozimit të opozitës dhe ta dërgojë deri te kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Pastaj ai duhet të caktojë seancë të re në të cilën do të debatohet për propozimin e opozitës. Që të kalojë propozim-vendimi për të nevojitet të votojnë dy të tretat e depupetëve.

Partitë opozitare e dorëzuan propozimin për kërkim përgjegjësi nga Ivanov, pasi ai e solli vendimin për falje të 56 personave, ndërsa nga partia më e madhe qeveritare OBRM-PDUKM kanë bërë të ditur se janë kundër këtij propozimi./Telegrafi/