Site icon Telegrafi

Kuvendi shtyn për një orë e gjysmë seancën për Demarkacion, a është protesta arsyeja?

Kuvendi i Kosovës pritet që të enjten me datë 1 shtator të votojë ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Seanca e paraparë të nis në orën 10:00 është shtyrë për një orë e gjysmë, ku pra do të nis në orën 11:30.

Sipas njoftimit të Kuvendit thuhet se arsyeja e shtyrjes është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it

“Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës shtyhet për një orë e gjysmë seanca plenare e 1 shtatorit, për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë kundër ratifikimit të Demarkacionit. Kjo protestë pritet në nis në orën 10:00.

Nuk dihet nëse është pikërisht kjo arsyeja e shtyrjes për një orë e gjysmë të seancës.

Këto janë pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohen në seancën e 1 shtatorit:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

5. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,

7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

8. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./Telegrafi/

Exit mobile version