Me 76 vota pro, deputetët e maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë ratifikuan marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për financimin e projektit linja e transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja mundëson marrjen e një huaje me kushte të favorshme nga KFW-ja, e cila akordohet në kuadër të bashkëpunimit publik zhvillimor me vlerë deri në 30 milion euro.
Vlera totale e projektit parashikohet të arrijë deri 70 milionë euro./Telegrafi/