Site icon Telegrafi

Kuvendi shpall zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, do të mbahen më 21 prill

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot ka shpallur zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat do të mbahen më 21 prill, ndërsa raundi i dytë do të zhvillohet më 5 maj.

Talat Xhaferi tha  “më herët i nënshkrova akt vendimet për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale të vendit dhe zgjedhje për komunat e Ohrit, Novo Sellës dhe Dibrës. Zgjedhjet do të mbahen më 21 prill”.

Ai tha se zgjedhjet korrekte dhe demokratike janë zgjedhje të cilët do ta na vlerësojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri tani asnjë parti politike parlamentare nuk ka bërë publik kandidatin me të cilin do të garojë në zgjedhjet presidenciale, ndërsa para disa ditësh opozita maqedonase i publikoi emrat të cilët kanë kandiduar në konkursin e OBRM-PDUKM-së.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot tha se akoma po bëhen konsultime brenda partiake në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe nuk e përjashtoi mundësinë që të ketë kandidat konsensual.

Ndërkaq për dallim nga LSDM, nga BDI kanë deklaruar se do të dalin me kandidat të vetin për president dhe nuk do të mbështesin kandidatin i cili do të merr mbështetjen në kongresin e LSDM-së.

Më herët ka pasur informacione se opozita shqiptare do të del me një kandidat të vetëm për kryetar shteti, por deri sot asgjë nuk është konfirmuar./Telgrafi/

Exit mobile version