Telegrafi

Kuvendi shkon sërish në pauzë – pritet të vazhdojë raportimi i Kurtit për marrëveshjen e Ohrit

Meqenëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e lëshoi përsëri seancën ku po diskutonte për takimin e 18 marsit në Ohrit, u vendos që seanca e Kuvendit të shkojë në pauzë.

Kryeministri Kurti tha se ka një takim në orën 15:00 dhe më pas do të kthehet në Kuvend.

Pati propozime që kjo seancë të vazhdojë edhe nesër, por kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se kryeministri nuk mund të jetë prezent.

“Nesër (kryeministri) nuk mundet. Por, sot vjen në orën 16:00 dhe vetëm po ju lajmëroj se s’mund të vazhdojë më shumë se deri në orën 17:30 se është edhe iftari pastaj”, tha Konjufca, ndërsa pas koordinimit me deputetët u vendos që seanca të vazhdojë në orën 16:00.

Kuvendi shkoi në pauzë edhe më herët./Telegrafi/