Në seancën e se enjtes e Parlamentit, janë votuar tri projektligje të rëndësishme që lidhen me marrëveshjet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).
Me 96 vota për, 8 kundër dhe pa asnjë abstenim është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017.
Derisa, Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”, ka kaluar me 96 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport, është bërë me 97 vota për.
Ndryshe, të enjten, me kërkesë të 53 deputetëve të opozitës ka nisur seanca e jashtëzakonshme. /Telegrafi/