Telegrafi

Kuvendi pritet t’i rrëzoj dekretet e Presidentit Meta

Sot në orën 10:00 do të mblidhet Parlamenti, ku pritet që të rrëzojë tetë dekrete të Presidentit nga koncesionet te emri i propozuar për kryetar të KLSH-së.

Në rendin e ditës përpos dekreteve janë edhe pika të tjera si miratimi i projektvendimit për zgjedhjen e Besnik Dervishit, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për emërimin e Kryetarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe të tjera.

Lexo po ashtu PS përshpejton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës

Dekretet

1. Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit
2. Dekreti për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare
3. Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore
4. Dekreti për ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
5. Dekreti për ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat
6. Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara, Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat
7. Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren
8. Dekreti për propozimin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit /TCH/