Site icon Telegrafi

Kuvendi nuk e fut në rend dite as nesër Demarkacionin

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës plenare.

As në këtë seancë në rend dite nuk është çështja e demarkacionit. Të paktën kështu është thënë në njoftimin për media ku janë cekur edhe pikat e rendit të ditës për këtë seancë.

Shkaku i mos ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin heqja e vizave për Kosovën është shtyer për në shtator.

R e n d i  i  d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-108 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-071 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-100 për ndihmën shtetërore,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e
Kosovës,

7. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

9. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

10. Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,

11. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,

12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015,

13. Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”./Telegrafi/

Exit mobile version