Site icon Telegrafi

Kuvendi nis punimet me një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e sesionit vjeshtor me një minutë heshtje në nderim të aktorit dhe ish-deputetit Adem Mikullovci, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor, si dhe koleg i jashtëzakonshëm.

Më tej Osmani tha se në bazë të vlerësimit të organizatave të shoqërisë civile, kuvendi në sesionin pranveror ka avancuar në respektimin e rregullores së Kuvendit.

Osmani ka thënë se deputetët po ashtu kanë arritur të kryejnë punën e tyre, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme.

“Përkundër kushteve të jashtëzakonshme, rrezikimit të shëndetit deputetët vazhduan të punojnë në komisione e seanca, e kam për detyrë t’i refuzoj propagandat që deputetët nuk e kanë kryer detyrën e tyre”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja shtoi se janë mbi 100 ligje të cilat nuk kanë shkruar në Kuvend, e kjo sepse Qeveria nuk i ka dërguar në legjislativ. /Telegrafi/

Exit mobile version