Deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 84 vota kanë ratifikuar të enjten marrëveshjen për garanci financiar mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për blerjen e autobusëve për ndërmarrjen “Trafikun Urban” në Prishtinë.
Ndryshe marrëveshja për kredi nga BERZH-i kishe ngjallur shumë debate mes zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës dhe drejtuesve të Komunës së Prishtinas nga Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/