Më 79 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot Projektligjin për Komisionarin Parlamentar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar Projektligji për produktet biocide.
Në këtë seancë është miratuar edhe Projektligji për ushqimin dhe ai për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Deputetët janë pajtuar që Projektligji për regjistrimin e popullsisë, ekonomive, familjare dhe banesave të trajtohet me procedurë të përshpejtuar, ndërsa në një seancë të re nga ora 16:30 parashihet të hidhet në votim.
Pas një pauze, punimet e seancës plenare do të vazhdojnë nga ora 16:30.