Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 97-të, në leximin e tretë janë miratuar tre ligje, të cilat u kthyen në Kuvend, sepse ish-presidenti Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruante dekretet për hyrjen e tyre në fuqi.
Në seancë u miratuan Ligjet për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për Qasje të Lirë deri tek Informacionet Publike dhe Ligji për mbikëqyrjen inspektuese.
Këto janë pjesë e ligjeve të miratuara në periudhën e kaluar, por ato nuk hynë në fuqi për shkak të mosnënshtrimit të dekreteve nga Ivanovi, me shpjegimin se asnjë ligj nuk do të dekretohet me emrin e ri të vendit.
Kuvendi vazhdon me punimet me pikat që mbetën në agjendën e seancës së 94./Telegrafi/