Site icon Telegrafi

Kuvendi miratoi buxhetin

Kuvendi i Kosovës më 78 vota pro ka miratuar buxhetin e Kosovës për vitin 2016.

Buxheti për vitin 2016 do të jetë në shumë prej 1.6 miliard euro.

Ndryshe miratimi i buxhetit është bërë vetëm me votat e deputetëve të pozitës, pas përjashtimit nga seanca të deputetëve opozitar.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se programi i Qeverisë së Kosovës, 2015-2018, synon që me Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të ndikohet në rivitalizimin e lidhjes hekurudhore.

Sipas tij, projektligji për ratifikim për hua me BERZH-in parasheh hekurudhën që nis nga Serbia, vazhdon nëpër Kosovë e deri në Maqedoni.

Hoti tha se negociatat po bëhen me donatorë për fonde për këtë projekt i cili kap shumën prej 195.5 milionë eurove

Njëra marrëveshje tha ai është për kredi me Bankën Evropian për Ndërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 29.9 milionë euro dhe se kushtet e kredisë janë të favorshme. /Telegrafi/

Exit mobile version