Site icon Telegrafi

Hoti të mërkurën në tri interpelanca

Foto: Ilustrim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbahet seancë, në të cilën do të jenë tri interpelanca të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti të parashtruara nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas njoftimit për media, pas diskutimeve, Kryesia u dakordua që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të mërkurën, më 21 tetor, në të cilën do të mbahen tri interpelanca, të ftuara nga deputetë të GP të VV-së.

“Ajo në lidhje me pezullimin njëvjeçar të aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, interpelanca lidhur me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”, si dhe interpelanca lidhur deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për ditën e mbajtjes së dy interpelancave të tjera, asaj për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”, si dhe interpelancës për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, do të vendoset në koordinim midis kabinetit të kryetares së Kuvendit dhe kabinetit të kryeministrit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version