Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet e seancës së sotme me një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkoj nga deputetët që të mbajnë një minutë heshtje për të kujtuar 29 vjetorin e masakrës së Srebrenciës.
“Lavdi u kujtofshin gjithmonë”, tha Konjufca.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë. /Telegrafi/