Nëse gjithçka shkon siç është rënë dakord dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbahen më 12 prill, Kuvendi do të shpërndahet më 12 shkurt, dhe meqenëse gjithçka do të dihet dhe do të bihet dakord paraprakisht, qeveria teknike mund të zgjidhet në të njëjtën ditë me dorëheqjen e kryeministrit aktual, tha për AIM kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Kjo, shton ai, mund të jetë më 3 janar 2020, ndërsa që nga 4 janari, qeveria e re kalimtare do të jetë në funksion.
“Zyrtarisht pasi kjo është një punë që është pranuar nga të gjithë, nuk diskutohet se do të ndodhë më 3 janar, në mënyrë që të gjitha procedurat të mund të kryhen gjatë ditës në lidhje me seancat që do të zhvillohen atë ditë, prandaj që procedurat në mënyrë adekuate parashikojnë dorëheqjen e kryeministrit, konstatimi i dorëheqjes së kryeministrit, njoftimin për presidentin se qeveria po jep dorëheqjen, sipas ligjit për qeverinë duhet të caktohet një mandat i ri, në mënyrë që ai mandat të propozojë një ministër të brendshëm dhe për punë dhe politika sociale, për tre zëvendësministrat në Ministrinë e Brendshme, në Punë dhe Bujqësi, në mënyrë që të mund të thirret seancë për zgjedhjen e tyre dhe kështu, deri në orën 24:00 të 3 janarit, ajo seancë të përfundojë dhe prej 4 janarit ajo qeveri teknike të funksionojë”, tha Xhaferi./Telegrafi/