Telegrafi

Kuvendi i Maqedonisë do të mbajë seancë përkujtimore me rastin e vdekjes së Ljubisha Georgievskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të zhvillojë një seancë përkujtimore me rastin e vdekjes së Ljubisha Georgievskit, ish-kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë.

Georgievski shërbeu si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 1 gushtit 2006 deri më 21 qershor 2008.

Sot në mëngjes, në moshën 81-vjeçare ndërroi jetë Ljubisha Georgievski, regjisor i teatrit dhe filmit, dramaturg, teoricien teatri.

Lexo po ashtu Ndërron jetë Ljubisha Georgievski

Georgievski është lindur më 30 maj të vitit 1937 në Manastir. Ka diplomuar në “Akademinë e teatrit, filmit, radios dhe televizionit”, grupi “Teatër dhe regji radioje” në Beograd në vitin 1974./Telegrafi/