Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në pajtim me marrëveshjen e arritur në takimin e liderëve duhet ta zgjedh qeverinë kalimtare e cila do t’i organizojë zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pra Oliver Spasovski kthehet në MPB, Frosina Remenski do të rimerr pozitën e ministres së punës dhe politikës sociale, Kire Naumov vazhdon në pozitën e zv. ministrit të financave, Aleksandar Kiracovski në atë të shoqërisë informatike dhe Ljupço Naumovski, zv. ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave.
Mbrëmë në mbledhjen e Komitetit qendror të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), u vendos për të mos ndryshuar emrat e ministrave dhe zv. ministrave plotësues për qeverinë teknike.
Në pajtim me marrëveshjen e arritur sot, 100 ditë para zgjedhjeve, në funksionin kryeredaktor dhe përgjegjësi i RTVM-së duhet të emërohet edhe Santa Argirova, mandati i së cilës do të zgjasë deri në fund të procesit zgjedhor. /Telegrafi/