Pak para festave të fund-vitit, Kuvendi i Maqedonisë shpalli tender për furnizimin e “gjërave reprezentative dhe autentike për dhuratë”.
Bëhet fjalë për aktivitet të rregullt të institucionit ligjdhënës, që kësaj radhe pritet të kushtojë 25 mijë dollarë. Por, arsyeja që furnizimi i fundit është për t’u shënuar, nuk qëndron as në fondet e parashikuara, e as në datën e shpalljes.
Është evidente se ndoshta për herë të parë, përpilimi i listës së sendeve që do t’i dhurojë Kuvendi është udhëhequr sipas çelësit shumë-etnik. Për shembull, përveç ikonës së derdhur në legurë të zinkut, tani në listën e dhuratave është edhe xhamia e larme. Në mesin e dhuratave vendin e saj e ka gjetur edhe Nëna Terezë edhe në formë të profilit të derdhur dhe në formë statujës. Njëherësh, në listën janë edhe sende që deri tani janë përpunuar – si rubini maqedonas, monedhat antike dhe replika të sendeve të njohura arkeologjike të gjetura në Maqedoni.
Në listë mbeten edhe dhurata që kanë rëndësi të njëjtë për të gjitha bashkësitë – si stoli nga margaritari i Ohrit. Për herë të parë në vitet e fundit, në listën e dhuratave është përfshirë edhe një personalitet që nuk rrjedhë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Skënderbeun, për të cilin do të përpunohet objekt me profilin e tij dhe objekt ku është i hipur në kalë.
Kuvendi është në pushim, ndaj nuk kërkuam sqarim plotësues. Por, është e sigurt se Kuvendi i Maqedonisë e përpunon statujën me pamjen e Skënderbeut meqë në vitin 2018 mbushen 550 vite nga vdekja e tij, ndërsa ngjarja është pjesë e programit për shënim të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve për sivjet./Alsat/