Rishikimi i buxhetit kaloi procedurën parlamentare dhe hapi rrugën për zbatimin e masave nga pakoja e katërt ekonomike. Për rishikimin e buxhetit 55 deputetë votuan “pro”, 25 “të përmbajtur”, ndërsa “kundër” nuk kishte.
Një pjesë e këtyre masave mund menjëherë të realizohen, ndërsa për një pjesë të tyre edhe përkundër miratimit të rishikimit të buxhetit nevojiten edhe ndryshime ligjore me të cilat janë të rregulluara, të cilat gjithashtu janë në procedurë kuvendore.
Gjatë debatit për rishikimin e buxhetit, opozita vlerësoi se pushteti nuk menaxhon mirë me krizën shëndetësore, ndërsa për shumicën parlamentare rishikimi i buxhetit është i patjetërsueshëm që sa më shpejtë t’u ndihmohet kompanive dhe qytetarëve.
Nga rishikimi i buxhetit, 470 milionë euro pritet të jepen për qytetarët dhe ekonominë e vendit./Telegrafi/