Pas katër orëve diskutim, me 64 vota ‘për’, Kuvendi i Maqedonisë shkarkoi ministrin e Financave, Dragan Tevdovskin, ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Suhej Fazliu dhe zëvendëskryeministrin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Likën.
Më herët, kryeministri Zaev deklaroi se tërhiqet nga propozimi që ai të jetë ministër i Financave, por se do të ndërmerr funksionin deri në emërimin e një ministri të ri, njofton Telegrafi Maqedoni.
Deputetët kaluan edhe pikat e fundit në rend dite që kanë të bëjnë me statutet e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup dhe Universitetit të Tetvoës./Telegrafi/