Paga minimale në Mal të Zi nga 1 janari 2022 do të jetë 450, në vend të 250 eurove aktuale.
Për ndryshimet në Ligjin e Punës votuan 77 deputetë – 50 ishin pro dhe 27 abstenuan.
Fronti Demokratik (FD) tërhoqi një amendament që do të barazonte pagën minimale me shumën e shportës së konsumatorit, pra në shumën prej 650 eurove, raporton rtcg.
Përveç rritjes së pagës minimale nga 1 janari, programi i Evropës tashmë parashikon heqjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, vendosjen e një pjese të patatueshme të pagës bruto prej 700 euro dhe taksimin progresiv të pagave mbi një mijë euro.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq, tha se sot, pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Punën në Kuvend, është një ditë historike për Malin e Zi. /Telegrafi/