Site icon Telegrafi

Kuvendi i Malit të Zi sot voton për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë

Mali i Zi shumë shpejt mund të dërgojë trupat ushtare në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë dhe KFOR-it.

E gjithë kjo mund të bëhet, në rast se sot Kuvendi i Malit të Zi në seancën që do të mbajë do të arrij të votojë dërgimin e këtyre trupave në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e Aleancës më të Madhe ushtarake në botë – NATO, Mali i Zi e ka për obligim që të kontribuojë në dërgimin e trupave paqeruajtëse nëpër misione.

Lidhur me këtë çështje ka pasur edhe reagime të shumta, e sidomos në Serbi.

Lexo po ashtu Paralajmërohet angazhimi i ushtrisë malazeze në KFOR, Vulin e quan akt armiqësor ndaj Serbisë

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin tha dje se udhëheqja e Malit të Zi është duke vepruar në kundërshtim me politikat e Beogradit.

“Më vjen keq që udhëheqja e Malit të Zi harron pa ngurrim se në Kosovë ka serbë dhe popullatë serbe dhe interesa të Serbisë “, është shprehur dje Vulin.

Kurse, ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq ka thënë se duke iu bashkuar NATO-së, kushtet për intensifikim të pranisë nëpër misione ndërkombëtare nënkuptojnë edhe besueshmëri në komunitetin ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version