Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën, e harmonizuar nga grupe parlamentare ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Pro rezolutës votuan 97 deputetë.
“Kuvendi i Kosovës e dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës”, tha Konjufca, duke lexuar pjesë të rezolutës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes kësaj rezolute kërkuan po ashtu nga faktori ndërkombëtar që të ballafaqoj Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çfarëdollojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin ndaj Kosovës.
Deputetët vlerësuan edhe angazhimin e jashtëzakonshëm të institucioneve vendore të sigurisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. /Telegrafi/