Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se Qeveria do të votohet të shtunën pasdite.
Zyberaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot, ndërkaq Qeveria votohet të shtunën pasdite.
“Qeveria votohet të shtunën pasdite. Kuvendi konstituohet sot. Megjithëse ishte paraparë të premten, mungesa e disa deputetëve të koalicionit dhe obligimet që të jenë jashtë vendit shtyn votimin e qeverisë për të shtunën”, shkruan Zyberaj në Facebook.
Ndryshe, sot në ora 14:00 pritet të vazhdoj seanca konstituive, ku do të zgjidhen kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët. /Telegrafi/