Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 102, ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit.
Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye u arratis në Hungari, ku edhe fitoi azil politik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryeministri Gruevski, dorëheqjen nga posti i deputetit e dorëzoi për mes aktit noterial, ndërsa sot Kuvendit vetëm e konstatoi.
Në seancën e sotme Kuvendi gjithashtu konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski.
Ndryshe, në vend të Nikolla Gruevskit do të vijë deputeti Gjoko Kamçev./Telegrafi/