Telegrafi

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar.

Këtë akt deputetët e opozitës maqedonase e pritën me duartrokitje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme.

Në seancën e sotme u konstatua edhe dorëheqja e deputetes Nevenka Stamenkovska Stojkoski, e cila do të emërohet ministre teknike e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga radhët e OBRM-PDUKM.

Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe më pas Kuvend të propozojë kabinetin e ardhshëm qeveritar./Telegrafi/