Site icon Telegrafi

Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe Qeverisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konstatoi dorëheqjen e Kryetarit të Qeverisë. Dorëheqja e kryeministrit tërheq edhe dorëheqjen e gjithë Qeverisë. Me këtë pamundësohet edhe mbajtja e seancës për pyetjet e deputetëve.

Kjo shkaktoi edhe reagimin e OBRM-PDUKM-së, që sipas koordinatorit të saj është e pa pranueshme që ministrat të mos marrin pjesë në seancën për pyetje të deputetëve por të mund të paraqiten në seancat e radhës të caktuara nga kryetari i Kuvendit.

“Sot janë caktuar 4 seanca ku duhet të marrin pjesë ministrat. Është skandal që nuk mund të marrin pjesë në seancën për pyetje deputetësh, por mund të marrin pjesë në mbledhjet tjera të Kuvendit”, tha Micevski.

Xhaferi me sqarim deri tek deputeti Micevski me çrrastë nënvizoi se qeveria edhe pas konstatimit vazhdon të kryej funksionin deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që Qeverisë në dorëheqje deputetët t’i parashtrojnë pyetjet”, u përgjigj Xhaferi.

Exit mobile version