Kuvendi komunal në Manastir ka anuluar diskutimin për ndotjen e ajërit, edhe pse tani për tani ndotja e ajrit është problemi kryesor në këtë komunë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kuvendarët komunal nga opozita kanë propozuar disa masa për të eleminuar këtë problem por kuvendarët e OBRM-PDUKM-së kanë propozuar që të thirren specialist të lëndës që të analizojnë këtë gjendje dhe ata të sjellin vendime për masat në të ardhmen.
Përndryshe, edhe kryeqyteti i Maqedonisë ka problem të madh me ndotjen e ajrit por deri tani këshilli komunal nuk ka vepruar diçka për të larguar këtë si problem./Telegrafi/