Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka formuar komisionet ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe shtatë anëtarëve të bordit të RTK-së.
Komisioni i parë për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së do të udhëhiqet nga deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ndërsa ai i bordit të RTK-së, nga deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku.
Pjesë e këtyre komisioneve do të jenë edhe deputetë të gjitha partive parlamentare.