Telegrafi

​Kuvendi edhe sot pret bashkatdhetarët

Kuvendi i Kosovës për të dytën ditë me radhë do të mbajë edhe sot dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të takohen me deputetë.

Kjo në kuadër të ditës së dytë të organizimit tashmë tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00”, njofton Kuvendi i Kosovës.