Site icon Telegrafi

Kuvendi duhet të votojë, ose jo, dy kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë do të mbahet seanca e 27-të, ku në rend dite janë propozimet e kryetarit Gjorge Ivanov për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Emrat e propozuar janë Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski, të propozuar para një muaji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetimin e propozimeve, kryetar konsideron se me këta dy anëtarë Gjykata Kushtetuese do ta kryej funksionin e saj me përgjegjësi gjatë mandatit sa do të jenë edhe këta kandidatë pjesë e saj.

Dardko Kostadinovski është doktor shkencash në Universitetin Kirili dhe Metodi, në sferën e të drejtës ndërkombëtare, kurse Osman Kadriu është jurist me nam në Maqedoni dhe si propozim ka ardhur edhe nga bashkësia akademike, si epsekrt në të drejtën obligative./Telegrafi/

Exit mobile version