Site icon Telegrafi

Kurti zbret në aeroportin e Sarajevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës në një fluturim nga Zagrebi, ku nesër (e premte) do të marr pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.

Sipas informacioneve të medias boshnjake “Dnevni Avaz” është planifikuar që Kurti të zhvillojë një takim edhe me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda.

Kjo është vizita e parë e Albin Kurtit në Bosnje dhe Hercegovinë dhe është interesant fakti se asnjë institucion në BeH nuk ka informuar për të në faqen zyrtare të internetit, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës vetëm sot ka konfirmuar se Albin Kurti po arrin në Bosnje dhe Hercegovinë nga Brukseli.

Lexo po ashtu Pavarësisht anulimit të Samitit në Bosnje e Hercegovinë, Kurti e vazhdon vizitën në Sarajevë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se Kurti do të bëjë disa takime në Sarajevë.

“Megjithëkëtë, kryeministri do të realizojë një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version