Telegrafi

Kushtrim Zylfiu, fituesi i javës së dytë në ‘Eksperti’ – luajë, parashiko dhe fito në “Telegrafi”

Eksperti’ është duke vazhduar të bëhet më interesant nga java në javë, derisa Telegrafi ka përzgjedhur edhe fituesin e dytë.

Tashmë lexuesit e mediumit tonë janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga Liga e Kampionëve, BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, LaLiga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në javën e dytë të lojës ‘Eksperti’, fitues ka arritur të shpallet Kushtrim Zylfiu që në total ka arkëtuar 64 pikë.

Duke u renditur i pari në parashikime, Zylfiu është fitues i një topi nga marka e njohur botërore ‘Adidas’ nga MiniMax.

Për të qenë fitues në javën e tretë, ju duhet të parashikoni saktë ndeshjet të cilat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/