Telegrafi

Kushtrim Gashi thotë së Prishtina do të luftojë për rezultat pozitiv ndaj Gjilanit

FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës e zhvillon ndaj SC Gjilanit të dielën (11 Shtator), duke filluar nga ora 15:00 në fushën me bari sintetik në qytetin e Gjilanit.

Sfida në fjalë i takon xhiros së gjashtë e për takimin në fjalë ka folur mesfushori i FC Prishtinës, Kushtrim Gashi.

“Ndeshja e radhës ndaj Gjilanit do të jetë e vështirë duke e pasur parasysh ecurinë e Gjilanit në këtë takimet e para. Gjithsesi, ne do të luftojmë për rezultat pozitiv gjithmonë duke e ditur se kemi të bëjmë një skuadër shumë cilësorë si Gjilani. Prishtina nuk ka ndonjë përparësi në këtë ndeshje”.

“Gjithçka do të varet nga serioziteti dhe paraqitja që do ta kemi në ndeshje si ne ashtu edhe Gjilani”.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Jemi një grup i bashkuar me njëri-tjetrin dhe ky është element shumë pozitiv që e bënë grupin edhe më të fortë”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/