Telegrafi

I kushtoi këngë, ndërsa tani Mozzik shfaqet me të njëjtin model flokësh si Donald Trumpi (Foto)

Reperi i njohur nga Ferizaji, Mozzik, së shpejti do të sjellë projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “N’Kuks”.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi mjaft të çuditshme në rrjetin social Instagram.

Në fotografi, Mozzik shfaqet me një model flokësh të njëjtë me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, të cilit i ka kushtuar edhe këngë muaj më parë.

Ai në flokë kishte vendosur paruke dhe ngjasonte më shumë me një klloun, por nuk dihet se pse vendosi që ta krahasojë këtë imazh të tij me Donald Trumpin. /Telegrafi/