Site icon Telegrafi

Kushti që mund të nxisë largimin e Ronaldos nga Juventusi

(Foto: Instagram/cristiano)

Pas komenteve të drejtorit sportiv të Paris Saint-Germainit, La Gazzetta dello Sport raporton se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi vetëm me një kusht.

Në një seancë ‘pyetje dhe përgjigje’ në internet, drejtori i PSG-së ka theksuar se nëse portugezi vendos të largohet nga Bianconerët, atëherë parisienët janë në rrethin e ngushtë të klubeve që mund ta përballojnë atë në aspektin ekonomik.

Në ndërkohë, Tuttosport ka shkruar se as Ronaldo e as Juventusi nuk janë të interesuar që ta ndërpresin bashkëpunimin në fund të këtij sezoni, pasi 35-vjeçari dëshiron të qëndrojë dhe ta fitojë Ligën e Kampionëve me Bianconerët para se të largohet.

(Foto: Instagram/cristiano)

Porse një raport në La Gazzetta dello Sport pohon se e ardhmja e CR7 në Torino varet nga suksesi i bardhezinjve këtë sezon.

Lexo po ashtu Shkëmbimi më i madh i dekadës së re: Juventusi në bisedime me PSG-në për marrëveshjen Ronaldo – Neymar

“Nëse nuk arrihen rezultatet që i pret Ronaldo, atëherë ai mund t’i shikojë opsionet përreth dhe PSG mund të jetë një destinacion i mundshëm”, shkruan gazeta. /Telegrafi/

Exit mobile version